Nëna e Loredanës ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një lidhjeje në Big Brother VIP Fun Club.
Ajo është shprehur se vajza e saj po shfaqet më mirë në lojë pas eliminimit të Jozit.
“Loredana është më mirë pa Jozin në lojë, më ka pëlqyer më shumë këto ditë,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre brenda shtëpisë mund të ketë ndikuar në mënyrën se si Loredana po luante.
Biseda mes tyre:
Nëna e Loredanës: Doja të thosha që para se të dilte Jozi, u soll mirë me Loredanën, na ka pëlqyer. Por, fillimisht, sjellja e tij nuk ishte e mirë
Jozi: Kam shumë t’i them. Më vjen mirë që ref i sjelljes sime pas takimit ishte i menj. Më vjen mirë që ju ka pëlqyer. Do t’ju pëlqejë edhe më shumë pasi të dalë Loredana
Heidi: A ka ndryshuar perceptimi juaj?
Nëna e Loredanës: Jo, sepse sjelljet e Jozit në fillim nuk ishin të mira. Nuk e respektonte shumë Loredanën, por më pas ndryshoi
Jozi: Po sot, çfarë mendon babai i Loredanës, bashkëshorti juaj?
Nëna e Loredanës: Ne do ta njohim Jozin, sepse atje brenda është një lojë. Kur të dalë Loredana dhe ta njohë më mirë, atëherë do të flasim
Heidi: Do takoheni të katërt
Jozi: Patjetër
Nëna e Loredanës: Nuk e di, atë e vendos Loredana
Heidi: Për faktin që Jozi nuk i dha dorën, i ka ngelur hatri?
Nëna e Loredanës: Jo, aspak
Jozi: Sepse ai krijoi distancën
Heidi: Si e ke parë Loredanën pa Jozin këto ditë?
Nëna e Loredanës: Shumë mirë, është më energjike, më e qetë. Më mirë pa Jozin.