back to top
February, 6, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiNdalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia

Ndalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbuluar dy raste të kundërvatjtjeve doganore. Dogana ka thënë se në brezin kufitar që lidh fshatin Breznice të Serbisë dhe Karaqevën e Poshtme të Kosovës është ndaluar një veturë Passat me targa serbe. Në veturë janë gjetur pije alkoolike, që i dyshuari tentoi t’i kontrabandonte në Kosovë.

“Gjatë kontrollit të automjetit është parë se i njëjti kishte ngarkuar mallra të fshehta (pije alkoolike – birra) me tentim për t’i kontrabanduar. Po ashtu nga njësitet e Doganës është kryer një kontroll në një lokal ku ishin të destinuara mallrat ku edhe aty janë hasur pije alkoolike me prejardhje nga Serbia pa dokumentacion përkatës. Mallrat janë sekuestruar dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës”, është njoftuar nga Dogana.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit