Anxhela Isufaj me profesion infermiere në spitalin e Beratit ka ndërruar jetë në moshë të re. Janë kolegët e saj ata të cilët me hidhërim kanë ndarë lajmin e trishtueshëm, duke u shprehur se Anxhela “ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetik-Gjinekologjisë në spitalin rajonal të Beratit”.