Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare aktorja e njohur, Jill Jacobson.
Mediat e huaja shkruajnë se ajo ndërroi jetë më 8 dhjetor në Los Angeles, Kaliforni. 70-vjeçarja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e trishtë e konfirmoi menaxheri i saj, Ben Padua, për “Entertainment Weekly”.
Aktorja njihej për rolet e saj në “Star Trek: The Next Generation” dhe “Falcon Crest”.