Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë një reagim të fortë, duke përshkruar ndjenjat e atyre që dikur nuk patën guxim t’i bashkoheshin luftës dhe sot sulmojnë ish-luftëtarët e UÇK-së dhe akuzuan Thaçin me deklarata të ndryshme pas vizitës së tij në Kosovë, transmeton Demos.

“Të urrej, sepse atëherë s’kisha guxim. Ti më turpërove kur more pushkën dhe dole në mal. Ti e deshe lirinë më shumë se un, ishe më trim, e un ika… Ika dhe nga larg të akuzova për çdo betejë ku ti luftoje,” shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë:
Të urrej, sepse atëherë s’kisha guxim.
Ti më turpërove atëherë kur more pushkën dhe dole në mal , ti e deshte lirinë me shum se un, ishe më trim , e un ika , ika dhe nga larg te akuzova per çdo betejë ku ti luftoje , nga larg ta merrja inati . Ta merrja inati sepse më poshtërove me trimërinë tënde, edhe tash ta kam inati , tash po ta kthej duke vjell vrër per ju, sepse jam i lig.
Tash duhet të të urrej, sepse ndryshe nuk mund ta arsyetoj mungesën time në rresht me ty.
Po ndihem rëndë kur nipërit e mbesat po shkruajnë vargje për UÇK-në shkruajnë për ty e un ta kam inati dhe flas keq për ty
Edhe pak, kur të rriten, do të më pyesin: “Ku ishe ti?”
Fytyrën do të ma marrin.E unë do të të urrej deri në frymën e fundit, sepse më ke poshtëruar me guximin tënd.
As lirinë e Kosovës nuk po e dua shkaku Yt……..
Këto vargje që lexova ma sollën ketë mendim ….
Këtu kanë mbrri disa pinjollë titistë e të trimëruarë fatkeqësisht në parti lufte deri sa u siguruan qe tani mundë bëjnë distancimin e tyre të pa turpshëm .
Ashtu siq e bën dhe po e bëjnë edhe disa langareca anë e kënd partive kush haptazi e kush mēsheftazi….!!!