back to top
December, 19, 2025
spot_img
BallinaLajmeMungesa e barnave esenciale, nënkryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës fajëson...

Mungesa e barnave esenciale, nënkryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës fajëson Vitinë

- Advertisement -

Mungesa e barnave esenciale vazhdon të mbetet sfidë e theksuar në sistemin e shëndetësisë së Kosovës.

Astrit Haxhijaha nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, fajin për mungesë të barnave ia hodhi praktikës së gabuar të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitisë.

“Ne vazhdimisht kemi pasur ankesa për mungesën e barnave, sikur nga institucionet shëndetësore private, ashtu edhe nga ato publike. E gjithë kjo nuk lidhet vetëm me një arsye, por janë disa faktorë që kanë ndikuar, dhe njëri prej faktorëve është i lidhur me politikat apo strategjitë, në këtë rast me praktikat e gabuara të ministrit në detyrë të shëndetësisë”, u shpreh Haxhijaha.

Besim Kodra nga Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve, tregoi disa nga ankesat dhe problemet që pacientët i shprehin më së shumti.

“Ankesa të shpeshta kemi për mungesë të barnave. Është problematike me thënë se kemi përmirësim ose përkeqësim të furnizimit me barna, për shkak se mungojnë shumë edhe raportet. Nuk ka një transparencë të furnizimit”, u shpreh Kodra.

Ai thotë se ndarja e barnave nga shërbimi shëndetësor, ka qenë njëri nga gabimet kyçe në sistemin e shëndetësisë së Kosovës.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -