back to top
November, 21, 2024
spot_img
BallinaLajme“Mund të arrijë deri në dështimin e mëlçisë duke rrezikuar jetën”- Zbulimi...

“Mund të arrijë deri në dështimin e mëlçisë duke rrezikuar jetën”- Zbulimi i hershëm i hepatitit, mjekja: Numër i lartë infektimesh, ja shkaku dhe si ta parandaloni

Gjatë përditshmërisë sonë jemi në kontakt të vazhdueshëm me njerëz e objekte, të cilët pa e kuptuar përbëjnë dhe rrezikun më të shpeshtë të transmetimit të shumë sëmundjeve infektive ku ndër më delikatet dhe të fshehta janë hepatitet.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, mjekja gastrohepatologe, Vlera Lekaj tregon se cilat janë llojet dhe simptomat kryesore të hepatitit. Ajo shton se kjo patologji mund të jetë pa simptoma për një kohë të gjatë dhe të zbulohet rastësisht në analiza rutinë. Lekaj bën apel që të kryhen analiza të rregullta laboratorike, pikërisht ato infektive, për të përjashtuar mundësinë e të qenit në fshehtësi një bartës i hepatitit, i cili gradualisht dëmton mëlçinë si dhe rrezikun e infektimit të njerëzve të tjerë pranë nesh.

Çfarë është hepatiti dhe si paraqiten shifrat e të prekurve në vendin tonë?

Hepatiti përcaktohet të jetë një inflamacion i mëlçisë, i cili karakterizohet nga një fillim simptomatik akut në disa raste ose tërësisht pa simptoma në disa raste të tjera, ku rreziku dhe pasoja më e rëndë e tij mund të jetë insuficienca hepatike, pra dështimi i funksionit të mëlçisë duke rrezikuar kështu dhe jetën. Në Shqipëri fatkeqësisht mbetet akoma i lartë numri i infektimeve me hepatit në krahasim me botën ku numrat janë të përgjysmuar, çka dëshmon kushtet e dobëta të higjienës dhe punën e madhe që duhet kryer në këtë drejtim për mbrojtjen e qytetarëve.

Cilat janë llojet e hepatiteve dhe mënyrat e infektimit prej tyre?

Hepatitet janë 5, ku emërtohen Hepatiti A, B, C, D, E nga ku hepatiti A, E kanë pak a shumë të njëjtat karakteristika dhe rruga e infektimit është fekaloorale, ndërsa hepatiti B, C, D transmetohen nëpërmjet gjakut të kontaminuar si dhe sekrecioneve njerëzore.

Simptomat më të shpeshta të fillimit të një hepatiti ngjajnë me një gjendje virale, ku temperatura, lodhja, dobësia fizike, dhimbja artikulare janë të zakonshme. Simptoma të tilla si ngjyrosja me të verdhë e lëkurës dhe mukozave, urinimi me ngjyrë të errët apo defekimi me ngjyrë të hapur janë shenja klinike që shfaqen në fazën e dytë të sëmundjes, pas 1,2 javësh, dhe praktikisht shoqëruar dhe me vlerat e rritura të enzimave të mëlçisë, bilirubinës në gjak dhe shumë parametrave të tjerë infektiv si dhe specifik të hepatiteve , kombinuar dhe me ekzaminimet radiologjike ku konstatohet një zmadhim i mëlçisë ose i shpretkës atëherë kemi një panoramë të plotë të diagnozës së hepatitit.

Siç u përmend më lart fillimi i simptomave të një hepatiti mund të jetë si një gjendje virale, duke dalë kështu dhe tek shkaku kryesor i kësaj sëmundje, pikërisht viruset. Ndërsa ndër shkaqet e tjera më të shpeshta cilësojmë gjithashtu dhe alkolin, pra një hepatit i induktuar nga alkoli si pasojë e dëmtimit të qelizave hepatike nga toksinat e tij.

Si bëhet kurimi i hepatitit dhe sa kohë kërkon trajtimi I tij?

Fakti më i rëndësishëm për tu përmendur është koha e shërimit dhe rikuperimit nga hepatiti ku hepatitet akute pritet të zgjidhen plotësisht si raste brenda 6 muajve. Një hepatit prezent mbi 6 muaj cilësohet si hepatit kronik, dhe me periudha rekurence sidomos në vlerat specifike në analizat e gjakut së një pacienti.

Rrugëtimi drejt rikuperimit të plotë nga hepatiti mund të jetë i shkurtër dhe i pakomplikuar pavarësisht klinikës së vështirë që ka si sëmundje; por gjithashtu ekziston dhe rreziku i kronicizimit të tij, që do të thotë kujdes dhe trajtim i përjetshëm si dhe rrezik nga komplikacionet e mëvonshme në mëlçi. Sigurisht që shkenca sot mundëson trajtim me antiviral, pra me medikamente por mundësia më e mirë është parandalimi ku vaksinimi mbetet standardi i artë dhe pa diskutim kujdesi shëndetësor dhe higjiena personale si kushtet bazë për një jetesë të shëndetshme.

Cilat janë masat parandaluese për t’u mbrojtur nga kjo patologji?

Duke u nisur nga ky informacion për mënyrat se si mund të infektohesh me hepatit, duhen marrë dhe masat për të mbrojtur veten dhe të tjerët, ku higjienizimi i rregullt me larjen e vazhdueshme të duarve, shmangia e kontakteve me objekte të kontaminuara me fekale ose që mbartin këtë rrezik, uji i pijshëm i kontrolluar dhe i pastër, shmangia e udhëtimeve në vende me epidemi aktuale hepatitesh, dezinfektimi dhe mbajtja pastër e çdo plagë sado e vogël të jetë ajo e deri tek më e rëndësishmja sidomos për grupmoshat e reja, shmangia e kontakteve seksuale të pambrojtura, mbrojtja nga droga, tatuazhet e deri tek kujdesi nga transfuzionet e gjakut që vlen për çdo grupmoshë.

Rëndësi të veçantë merr në kuadrin e marrjes së masave për tu mbrojtur nga hepatiti, edhe përdorimi me kujdes i ageve dhe gjilpërave, duke vënë kështu në prioritet për kujdesin e shtuar që duhet të kenë në përditshmërinë e punës, pikërisht personelin shëndetësor.

Siç mund të konstatohet marrja e masave të shumta, të cilat në dukje mund të duken të shumta por në fakt janë elementët bazë për një jetesë të shëndetshme shmang ndjeshëm rritjen e rasteve të infektimit me hepatit dhe komplikacioneve të tij shoqëruese.

Cili është roli i vaksinimit në mbrojtjen nga hepatiti?

Mbrojtja më e mirë vazhdon të jetë parandalimi i cili përveç marrjes së masave mbrojtëse arrihet dhe nëpërmjet vaksinimit, ku realisht vaksinimi ndaj sëmundjeve infektive është parandalim.

Në rast konkret të hepatiteve rekomandohet vaksinimi që fëmijë ku në varësi të llojit të vaksinës përcaktohen dhe dozat e vaksinave, p.sh. për Hepatitin A rekomandohet vaksinimi para moshës 24 muaj, i ndarë në 2 doza me distancë kohore 6 deri në 18 muaj nga njëra-tjetra ndërsa për adultët mund të jetë e nevojshme deri në 4 doza.

Ndërsa për Hepatitin B rekomandohet vaksinimi nën moshën 19 vjeç dhe për çdo njeri që dëshiron të vaksinohet si pasojë e një rreziku të lartë që mund të ketë për tu infektuar me hepatit B në aktivitetet e tij të përditshme.

Vaksinimi rutinë i fëmijëve të porsalindur kundër Hepatitit B, nis me dozën e parë e parë që para daljes nga spitali e deri në administrimin e dozës së dytë deri në 18 muajsh. Për fëmijët që lindin nga nëna bartëse të Hepatitit B, vaksinimi duhet të kryhet që në lindje, me një dozë të veçantë unike dhe të vetme si dhe të bëhet kontrolli i rregullt me analiza i fëmijës brenda vitit të parë të jetës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit