back to top
December, 10, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiMujka: Shpërthimi në kanalin e “Ibër Lepencit” është akt terrorist, dëmton edhe...

Mujka: Shpërthimi në kanalin e “Ibër Lepencit” është akt terrorist, dëmton edhe KEK-un

Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, e ka dënuar shpërthimin që është bërë në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Ai ka treguar edhe problemet që u solli ky shpërthim.

“Ky është një akt terrorist për ne, është hedhur një mjet shpërthyes në infrastrukturën e kanalit të ujit të Ibër Lepencit”.

“Është dëmtuar kanali kryesor që furnizon me ujë kompanitë ujësjellëse dhe Korporatën Energjetike të Kosovës”, ka thënë Mujka për Klan.

Mujka ka shtuar se qytetarët nuk kanë furnizim me ujë dhe KEK-ut ka problem që “t’i ftohë turbinat”.

Tutje, i njëjti shtoi se ekipet punuese janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e dëmit nga shpërthimi në kanalin e ujit të “Ibër Lepencit”.

“Jemi duke u marrë me sanimin, ekipet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Mujka.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit