(Përditësuar: 16:37) – Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka njoftuar se ish-deputeti Gramos Agusholli, është liruar nga autoritetet serbe, pasi ishte ndaluar në pikën kufitare në Merdar.
MPJD-ja ka thënë se ai ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit për në Slloveni.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gramos Agusholli, i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, ëhtë liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Slloveni”, thuhet në njoftimin e Ministrisë në Facebook.
Artikulli po përditësohet