Home Featured Motrat Berisha i’a rrahën vajzën, flet babai i Klea Prengës: I janë dëmtuar nervat e buzës…

Motrat Berisha i’a rrahën vajzën, flet babai i Klea Prengës: I janë dëmtuar nervat e buzës…

0
Motrat Berisha i’a rrahën vajzën, flet babai i Klea Prengës: I janë dëmtuar nervat e buzës…

Mëhill Prenga, babai i Klea Prengës, e cila u sulmua brutalisht disa javë më parë në një lokal në Tiranë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka dhënë një prononcim.

Mëhill Prenga, në një komunikim për Euronews Albania, ka thënë se ngjarja është e vështirë, por për të duhet të flasë vetë Klea, e cila sipas tij, nuk është gati ta bëjë këtë.

Ai ka shtuar se goditja vajzës së tij, i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë. Gjithashtu, babai i Klea Prengës, kërkoi që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë.

“Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja, i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme, ajo do të flasë. Kërkoj që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë”, ka deklaruar babai i Klea Prengës.

Ndërkohë, avokati i pranishëm në studio konfirmoi se akuza që rëndon mbi motrat Berisha është “plagosje e rëndë me dashje”.

Sipas tij, nga shishja që është përdorur në sulmin ndaj Kleas mund t’i kishte shkaktuar vdekjen.

“Ka qenë një goditje me mjet prerës. Mjeti prerës është një shishe e cila mund të presë edhe venat, të të dëmtojë dhe të humbasësh jetën”, ka thënë avokati.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën, se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës. Ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën.

Ndërkohë, policia i ka shpallur në kërkim motrat Berisha ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë.

Disa ditë më parë, policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa motrat Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here