back to top
March, 15, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiMotra e lidh live me telefon vëllain e shtrirë në spital në...

Motra e lidh live me telefon vëllain e shtrirë në spital në tubimin e LDK-së, Abdixhiku: Faleminderit për përkushtim, qoftë e kaluar

Një moment i veçantë ndodhi dje gjatë tubimit në hapjen e fushatës së LDK-së, shkruan GazetaDemos.

Një zonjë u shfaq në prag të foltores, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me gjestin e saj të veçantë, në duar mbante një telefon, duke i transmetuar drejtpërdrejtë gjithë ngjarjen vëllait të saj, i cili ndodhej i shtrirë në spital.

Gjestin e saj, Abdixhiku e quajti një simbol të dashurisë së madhe familjare dhe përkushtimit për lidhjen mes njerëzve dhe kauzës së përbashkët.

“E çfarë s’bën motra për vëllain? Dashuri. E madhe madje. Edhe për njëri-tjetrin, edhe për vet lidhjen tonë!” shkroi ai.

Postimi i plotë:

E çfarë s’bën motra për vëlla? 

Disa momente të madhështojnë. 

Një ndër ngjarjet më emocionuese të djeshme, ishte prezenca e një zonje mu në prag të foltores. E shikoja me kurreshtje gjatë gjithë kohës. Në duar lartë, drejtuar nga unë, mbante një telefon. Në atë telefon shfaqej një burrë i shtrirë në spital.

Po i transmetonte, drejtpërdrejtë, gjithë ngjarjen atij. Dashuri. E madhe madje. Edhe për njëri-tjetrin, edhe për vet lidhjen tonë! 

Gjatë ditës i kërkova ekipit ta gjenin. E gjetëm. Visar Kadrolli, fotograf e gazetar i Nacionales, e kishte kapur këtë moment ikonik për ne. 

Burri në shtrat ishte i vëllai i saj. E çfarë s’bën motra për vëllain? 

Zonjë e zotëri, ju faleminderit që keni kaq përkushtim për ne, për LDK-në dhe Kosovën tonë! Qoftë e kaluar kjo përballje shëndeti e u pafshim në takimet tjera!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit