back to top
July, 6, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiMKRS-ja i ndanë afro 8 milionë euro për masterplanin e kompleksit memorial...

MKRS-ja i ndanë afro 8 milionë euro për masterplanin e kompleksit memorial “Adem Jashari”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka dhënë tenderin për zhvillimin e masterplanit për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz

Tenderi është në vlerën e 7,890,000 eurosh dhe e ka fituar “Gerber Architekten International GmbH” nga Gjermania.

Këtë e bëri të ditur gazetari Uran Haxha, i cili tha se kjo kompani është mjaft prestigjioze me projekte në gjithë botën.

“Afro 8 milionë € për “Adem Jasharin” Pasi si gazetar para disa vitesh e kam përcjell zhvillimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Pekaz, dhe kam raportuar për dëmtimet dhe gjithë procesin dikur për restaurim, sot e pash zhvillimin e fundit pasi vazhdoj me e përcjell me interes se çka do të ndodhë”.

“Sot është dhënë tenderi për zhvillimin e masterplanit për këtë kompleks. Tenderi është në vlerën e 7,890,000 eurosh dhe e ka fituar “Gerber Architekten International GmbH” nga Gjermania. Shpresojmë të bëhet si duhet!”, ka thënë Haxha.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit