Tifo grupi mitrovicas, Torcida, mbrëmë ka mbushur qytetin e Mitrovicës me mesazhe drejtuar kryesisë së KF Trepçës.

Gjithë kjo duket se ka ardhur pas dështimit për inkuadrim në superligë. Tifozëve madje kanë “kërcënuar” që në rast se nuk merren veprime ata do t’i radikalizojnë veprimet e tyre.
Postimi i plotë:
Komunikatë,
Trepça e madhe është e qytetit, është e Mitrovicës, e qytetarëve të saj. Jo e një grupi të vogël njerëzish!
Në bisedat tona në fillim të verës se kaluar, keni qenë me vetbesim te madh se telashet financiare më nuk janë problem dhe me ofrimin e sponzorit të ri tashmë kjo nuk do të jetë pengesë për sukses, thate se me perkrahje do jeni ne superligë, u perulëm e dolem nga kauzat tona, me mendimin se tashme kohrat e veshtira përfunduan, e mos të jemi ne akteri kryesor për mos mbar-vajtje të punës në klubin qe ne ndjekim, u dhamë nje sezonë te plotë ne dispozicion! (shtrëngoni rrypat-kftrepça/fb)
Tashmë sezoni kaloi, pritshmërit kerkah hiç,
Tashmë edhe më mirë, kuptuam se problemi s’qendron në financa, apo gjera tjera elementare,
Kuptuam se problemi i vetem tash e dy dekada jeni ju!
Kuptuam se ju njëmend nuk dini të menagjoni e as të përballoni historinë qe ka dhe kishte para jush klubi jonë,
Tashmë as forja e moçme që po na shtin dikush nuk dhez mo, sepse nuk kemi qenë satelit i askujt asnjëherë, e vetmja breng e jona ka qenë gjithmon ngritja e klubit pa marr parasysh se kush është në krye të tij, por ja që po dëshmohet që ju jeni ata që degraduat deri në skaje këtë klub.
Kuptuam qe pa ju, TREPÇËS veç lavdisë, ju zbeh e largua edhe shkolla e të rinjeve e grup-moshat për disa vite me rradh, (e shumë e shumë të keqija tjera në periudhen tuaj, por për këto ndonjëherë tjeter)
Tifozet ne stadium po ashtu.
Kuptuam qe pa ju, nje qytet i tërë do vie ne ndeshje,
Kuptojmë qe pa ju stadionit do t’i rikthehet përsëri pasioni, prandaj:
Mesazhat në qytetin tonë, janë pjese e aksioneve tona te fundit e ultimatumi jonë i fundit për ju, edhe mesazhave, e komunikatave tona i’u ka ardhur fundi.
TORCIDA PO DETYROHËT TË FILLOJ ME HAPA RADIKAL!
Juve cikli i’u ka perfundu! LARGOHUNI!