back to top
July, 4, 2024
spot_img
BallinaSportiMirlind Daku kërkon falje publike: Falja është burrërore, e bëra në afekt!

Mirlind Daku kërkon falje publike: Falja është burrërore, e bëra në afekt!

Futbollisti i Shqipërisë, Mirlind Daku, ka kërkuar falje publike për videon që është publikuar pas ndeshjes Shqipëri – Kroaci.

Daku u pa me megafon duke festuar së bashku me tifozët shqiptarë, ku shante Maqedonët.

Ai ka kërkuar falje publike, dhe ka thënë se këtë e ka bërë në afekt.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje të gjithëve

Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.

Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona.

Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar.

Me respekt,

Postimi i plote:

Mirlind Daku.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit