Para katër muajsh, koordiniatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitares në rastin e ish-krysehefit të KEK-ut, Nagip Krasniq – aktakuza ndaj të cilit peshon për dëm prej rreth 37 milionë eurosh. Nacionale ka parë dokumentin e procesverbalit të marrjes në pyetje të znj.Dejona Mihali, ku mes tjerash, konfirmohet nga zonja Mihali se ekzistonte një grup në WhatsApp ku Nagip Krasniqi – veç tjerësh – njoftonte Mihalin dhe kryeminstrin Kurti për të gjitha lëvizjet në KEK.
Gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë Speciale, Dejona Mihali kishte konfirmuar ekzistencën e një grupi në WhatsApp, ku veç emrave të tjerë ishte vetë znj.Mihali, kryeministri Albin Kurti, ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi dhe ministrja Artane Rizvavnolli.
Në interesimin e prokurorit për të marrë përgjigje se pse vetë zonja Mihali si person privat, kishte qasje në informacione të tilla, rrjedha e bisedës vijon si më poshtë:
“Prokurori: Tani po ju pyesim për disa komunike në grup në rrjetin social ËhatsApp ku bëjnë pjesë Kryeministri, zv.Kryeministri, Ministrja e Ekonimisë, Ministr i Financave, Kryeshefi i KEK-ut, ju dh këshilltari i Ministres së Ekonomisë. Pse jeni pjesë e këtij grupi?”
“Dëshmitarja (Dejona Mihali, sqarimi jonë): “Ju duhet të kuptoni se grupi nuk është për shkak të pozitave por për shkak të raporteve kolegiale ndër vite të fushës së energjetikës dhe të gjithë njerëzit aty kanë qenë të përfshirë ne ideimin e programit tonë për energjetikën’.
Mihali nuk kishte përgjigje në pyetjen se pse në atë grup dërgoheshin kompanitë që aplikonin për tenderë.
Në atë grup, siç zbulohet dërgoheshi edhe raporte të vlerësimit për tenderë dhe rezymeja e ofertave për secilin operaotrë ekonomik që merrte pjesë në tenderim.
Prokurori: Në komunikimin e datës 30.09.2022, z.Krasniqi ju dërgon në grup Raportim e vlerësimit të tenderit KEKC-22-287-515. A ju kujtohet ky komunikimim?
Dëshmitarja: Nuk më kujtohet dhe për këtë dokuentin që po flisni është jashtë vëmendjes time”
“Nuk më kujtohet”dhe “Nuk më kujtohet sepse nuk më thotë gjë” – ishin togfjalëshet më të përmendura nga dëshmitarja Mihali në pyetjen e Prokurorisë rreth kësaj çështje, pra se pse tenderët e KEK-ut përfundonin në atë grup.
Në vazhdën e marrjes në pyetje, Prokurori do ta pyeste zonjën Mihali edhe nëse ishte e pajisurme ‘certifikatën e sigurisë’ – duke qenë se ishte ekspozuar para informacioneve konfidenciale që dërgoheshin në atë grup.
“Prokurori: A keni certifikatë të sigurisë për të pasur qasje në informacionet e klasifikuara”
“Dëshmitarja: Jo nuk kam por edhe nuk kam aplikuar”
Në një rast tjetër, zbulohet se si Nagip Krasniqi në Whats App i dërgonte znj.Mihali informacione “lidhur me dyshimin e abuzimit të energjisë elektrike nga ana e KESH dhe shkelje të marrëveshjes së datës24.06.2022”.
“Prokurori: Nagip Krasniqi në komunikimin e datës 02.07.2022 në rrjetin social WhatsaAPP ju dërgon juve informacion lidhur me dyshimin e abuzimit të energjisë elektrike nga ana e KESh, në shkelje të marrëveshjes të datës 24.06.2022. Tani a ju kujtohet ky komunikim?”
“Dëshmitarja: Po e mbaj mend kontestin e kësaj bisede”
Ajo që vërehet nga ky dokument, është interesimi i Prokurorisë se si çështje konfidenciale kishin përfunduar në diskutim në një grup personash në rrjete sociale dhe pyetjet për zonjën Mihali, kryesisht ishin të natyrës se pse z.Krasniqi konsultohej me të, e jo me për shembull, ministren Artane Rizvanolli.
Rikujtojmë se: Në aktakuzën që kishte siguruar Betimi për Drejtësi thuhej se Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.
Pika e parë e dispozitivit të aktakuzës ngarkon Krasniqin që si kryeshef i KEK-ut dhe Dragusha si u.d i drejtorit të zyrës së prokurimit në periudhën kohore prej 17 janarit 2022 deri më 27 janar 2023, duke keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër- në këtë rast operatorit ekonomik “Litëin S.A’’, t’ua shkelin të drejtat e personave tjerë, si dhe t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës.
Ndër pikat e aktakuzës është edhe ajo me numër gjashtë, e cila ngarkon Nagip Krasniqin se në periudhën kohore 2022-2023, me dashje, në vazhdimësi, në cilësinë e personit zyrtar ka zbuluar fshehtësi zyrtare lidhur me procedurat e prokurimit të cilat po zhvilloheshin në KEK, duke i ndarë me personin jozyrtar, përkatësisht me Dejona Mihalin, e cila nuk mban asnjë pozitë zyrtare në administratën shtetërore, e për të cilat informata kishte qasje si rezultat i detyrës së tij dhe të cilat nuk ishin publike.
Sipas aktakuzës, këto fshehtësi i pandehuri Krasniqi i ka ndarë me personin jozyrtar, përkatësisht me Dejona Mihalin, e cila nuk mban asnjë pozitë zyrtare në administratën shtetërore e për të cilat informata i pandehuri Krasniqi kishte qasje si rezultat i detyrës së tij, por që Mihali as nuk mban pozitë shtetërore as nuk posedon çertifikatë të sigurisë për të pasur qasje në informacione të klasifikuara./Nacionale