Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur dhembje të thellë dhe ka dërguar ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës.

Përmes një postimi në ”Facebook”, Krasniqi u shpreh i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave.

“Dhembje e pafund për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente zie, jemi pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë dhembjen e tyre të madhe. Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë!”, ka shkruar ai.