back to top
March, 6, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiMehmetaj pranon ftesë nga Gjykata, ironizon fuqishëm: Seanca të mbahet te shtëpia...

Mehmetaj pranon ftesë nga Gjykata, ironizon fuqishëm: Seanca të mbahet te shtëpia ime, kati i parë, kuzhinë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për të marrë pjesë në seancën dëgjimore, pasi këshilltari i Kurtit Jusuf Ulaj e paditi atë dhe disa gazetarë të tjerë.

Mehmeta e ka tallur keq shefin e Ulajt e që është Kryeministër me përgjegjësi të kufizuara, Albin Kurti. Pasi ky i fundit po refuzon të shkoj në Prokurori ku është i ftuar si dëshmitar në rastin e rezervave shtetërore, edhe Mehmetaj ka vendosur të “tallet” me institucionet e drejtësisë.

“Le të mbahet seanca në shtëpinë time. Kati i parë. Kuzhinë.” – ka shkruar Mehemetaj ndër të tjera.

E plotë:
Takohemi në kuzhinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm më ka dërguar një ftesë për pjesëmarrje në një seancë dëgjimore.

Mua dhe disa kolegë gazetarë na ka paditur këshilltari i Albin Kurtit, Jusuf Ulaj.

Ftesa po thotë që nëse nuk shkoj në seancë merret masë urgjente, me demek dërgim me polici para gjykatës.

Nuk ka nevojë për masë urgjente. Unë jam I gatshëm për seancë, por në shtëpinë time.

Për shkak të angazhimeve të shumta si gazetar e kam të pamundur të paraqitem në gjykatë.

Ftoj gjykatësen, Ujëvesa Hysenaj, ta kryejmë këtë procedurë në shtëpinë time.

Këtu keni edhe orarin e propozuara:

Vendi, Shtëpia ime: Kati i parë. Kuzhinë.

Dita e diel.

Ora: 23 e 42.

Për orare të tjera mund të flasim në të ardhmen. Nuk e kam problem t’iu përshtatem.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit