back to top
December, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiMehmetaj: Peci e ka punësuar gruan e hetuesit që po i hetonte...

Mehmetaj: Peci e ka punësuar gruan e hetuesit që po i hetonte rastet korruptive në Ministrinë e Bujqësisë

Gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci ia ka punësuar gruan hetuesit që po i hetonte rastet korruptive në ministrinë e tij.

Sipas Mehmetajt, Pajtim Kllokoqi ka qenë hetuesi kryesor i hetimit të korrupsionit në Ministrinë e Bujqësisë nga Policia e Kosovës si Hetues në Sektorin për Hetimin e Korrupsionit.

Dhe sipas tij, gruaja e hetuesit, Shqipe Krasniqi-Kllokoqi punësohet në Ministrinë e Bujqësisë, në Agjencinë Pyjore të Kosovës si Zyrtare për Buxhet dhe Financa.

Për këto Mehmetaj ka publikuar edhe dokumente.

Postimi i plotë:

Faton Peci ia punëson gruan hetuesit që po hetonte rastet korruptive në ministrinë e tij – Dokumentet

Kreativiteti i Faton Pecit nuk ka të ndalur dhe rreshtimi i Albin Kurtit fuqishëm pas tij, ia ka hapur atij gurmazin për të vazhduar barbaritetin e paparë në keqpërdorim dhe sakatim të parasë publike.

Pajtim Kllokoqi ka qenë hetuesi kryesor i hetimit të korrupsionit në Ministrinë e Bujqësisë nga Policia e Kosovës si Hetues në Sektorin për Hetiin e Korrupsionit. (Shih dokumentin)

Në një rast të padëgjuar në Kosovë, gruaja e tij, Shqipe Krasniqi-Kllokoqi punësohet në Ministrinë e Bujqësisë, në Agjencinë Pyjore të Kosovës si Zyrtare për Buxhet dhe Financa. (Shih dokumentin)

Tashmë është bërë e zakonshme të dëgjohen raste që shikojnë mendjen nga imagjinata dhe ekzekutimi kriminal i Faton Pecit, por po e ndaj këtë me ju, sepse diçka të tillë unë më herët nuk kam parë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit