Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, rikthehet në ekranin e TCH nën moderimin e Megi Pojanit. Sezoni i gjashtë televiziv premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve.
“Më pëlqen kur pritshmëritë janë shumë të larta, sepse e di që do i përmbushin pa asnjë diskutim, por edhe do i tejkalojmë. Përputhen të ndihmon vetë nga koncepti që ka, fakti që ne punojmë me djem e vajza të reja, që në thelb kanë dashurinë, flirtin, njohjen, tensionin. Kjo e bën punën tonë edhe më të bukur. Duke qenë se janë njerëz që nuk e njohin ekranin dhe ne i shohim në të gjitha dimensionet e veta”, u shpreh moderatorja Megi Pojani.