back to top
November, 20, 2024
spot_img
BallinaMusic“Më tradhtoi në burg”, Albërije Hadërgjonajt rrëfen ndarjen nga bashkëshorti

“Më tradhtoi në burg”, Albërije Hadërgjonajt rrëfen ndarjen nga bashkëshorti

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj, si rrallë herë më parë ka rrëfyer tradhtinë e ish-bashkëshortit me të cilin është ndarë vite më parë.

Gjatë një interviste ajo ka treguar se e ka dashur shumë ish-partnerin, mirëpo, ky i fundit nuk ja ka kthyer asnjëherë.
“E kam dashur ish-burrin tim më shumë se gjithçka në jetë. Kur rritesh e kupton se nuk të jepet e njëjta monedhë. Mua nuk mu kthye, ndonjëherë edhe fjalët e mëdha nuk janë të vërteta.”

Albërija rrëfeu ndër të tjera se ish-partneri e kishte tradhëtuar në burg edhe pse këngëtarja gjatë gjithë kohës ishte munduar ta mbajë marrëdhënien e tyre gjallë, në përiudhën e tij më të vështirë.

“Nuk di si ta personifikoj atë djalë. Ai është njëri shumë i mirë por me mua ishte nuk ishte ashtu siç isha unë me atë. Tadhtia në burg mua m’i preu krahët sepse ishtë shumë e lodhshme si eksperiencë, u lodha, isha bërë 40 kile pas tij. Dhe vjen një moment kupton kaq mosrespekt dhe të bëhet nga një njeri që ti po jep jetën për atë,” tha ajo

Nga ana tjetër këngëtarja nënkuptoi se nuk është bërë pishman për kujdesin që ka treguar ndaj tij duke u shprehur se e ka kryer detyrën e saj si bashkëshorte asaj kohe.

“Unë bëra detyrën time, ashtu siç isha mësuar nga nëna, isha aty për atë, në vitet më të vështira të jetës së tij, më sfidën më të madhe që kishim të gjithë si familje por pësëri nuk funksionoi,” u shpreh Albërija në “Incpire PodClass”.

Disa ditë më parë në një tjetër intevistë Hadërgjonaj u pyet, për mendimin që kishte për martesat në moshë të re pasi vetë ajo është bërë nënë në moshën 16-vjecare.

Përgjigjjen e saj këngëtarja e shoqëroi me një këshillë drejtuar vajzave të reja teksa tha që duhet të mendohen mirë për ta marrë atë vendim.

“Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre.”

“Nuk e doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e tij dhe jam e lumtur për të,” u shpreh Alberija.

Ajo u pyet nga moderatorët për arsyen se pse nuk është martuar sërish, të cilës këngëtarja iu përgjigj me një buzëqeshje në buzë dhe tha se: “:“Kur bën një gabim një herë, të dytën jo. Kam mësuar që lumturia vjen nga brenda dhe askush nuk mund ta japë atë nëse nuk je mirë me veten.”

Ndër të tjera ajo shtoi se pasi u divorcua nga burri i saj nuk e ka provuar më dashurinë.

Përsa u përket vajzave Hadërgjonaj u shpreh se ka qenë gjithmonë një nënë e përkushtuar, ndonjëhërë më shumë sesa duhej.

“Jam një nënë e përkushtuar, ndonjëhërë më shumë sesa duhej, do të doja mos të isha kaq shumë se i kam lodhur. Jo vetëm vajzat por nipërit mbesat dhëndurët, të gjithë,” përfundoi ajo.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit