back to top
December, 21, 2024
spot_img
BallinaMusic“Më të bukur se Kiaruku nuk kam parë”, Luiz Ejlli: Shkëlqe sonte...

“Më të bukur se Kiaruku nuk kam parë”, Luiz Ejlli: Shkëlqe sonte drita e diellit!

Këngëtari Luiz Ejlli na ka zbuluar pak nga look-u që Kiara Tito do të mbajë në javën e dytë e “Portokalli” për këtë sezon.

Publiku në sallë mund ta shohë sot live spektaklin e humorit, ndërsa ditën e dielë transmetohet në televizion për të gjithë shqiptarët kudo.

Luizi ka postuar një screenshot nga një videocall me Kiarën gjatë kohës që ajo prezantonte spektaklin.

Në foto shihet Kiara e veshur me një fustan të kuq, me flokët e mbledhur dhe një palë vathë që shkëlqejnë.

“Respekt për të gjithë gjininë femërore, por më të bukur se Kiaruku, nuk kam parë. Shkëlqe sonte, shijoje dhe me kokën lart drita e diellit”, shkruan Luizi.

E për të thënë të vërtetën, Kiara ka shkëlqyer edhe në javën e dytë të “Portokalli” për këtë sezon.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit