Është gjetur trupi i pajetë i shoferit 21-vjeçar, i cili pësoi aksident mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se trupi i i shoferit i identifikuar me emrin Fabjol Ibraliu është gjetur disa metra larg makinës brenda shkurreve.
Lexo edhe :
Aksidenti në Lushnjë, asnjë shenjë nga 21-vjeçari, policia vijon kërkimet për trupin
Mbrëmjen e djeshme mjeti i 21-vjeçarit doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe përfundoi në oborrin e një banesë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.
Makinës i ka dalë motori jashtë, teksa është dëmtuar edhe trafikndarësja dhe janë thyer disa pemë. /vizionplus.tv