back to top
July, 12, 2025
spot_img
BallinaLajmeMbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale nate në tërë Kosovën

Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale nate në tërë Kosovën

- Advertisement -

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Inspektoratin e Punës, ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektimi ndaj operatorëve ekonomikë që ushtrojnë veprimtari në qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, në këtë aksion janë inspektuar gjithsej 114 subjekte ekonomike: 67 qendra masazhi dhe 47 lokale argëtimi dhe rekreacioni me muzikë nate.

Si rezultat i shkeljeve ligjore, siç thuhet, Inspektorati ka mbyllur përkohësisht 30 operatorë ekonomikë për arsye të mosregjistrimit të bizneseve dhe mungesës së pëlqimit ose aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.

Përveç mbylljeve, ndaj operatorëve ekonomikë që punonin në kundërshtim me ligjin janë shqiptuar 33 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut paralajmëron se inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe në rast të konstaktimit të shkeljeve të reja do të ndërmerren masa të menjëhershme për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -