back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajmeMbrojtja e Jakup Krasniqit dorëzon si prova raporte ndërkombëtare, dokumente të UNMIK-ut...

Mbrojtja e Jakup Krasniqit dorëzon si prova raporte ndërkombëtare, dokumente të UNMIK-ut dhe EULEX-it

- Advertisement -

Raporte nga UNMIK, EULEX, dokumente të tjera ndërkombëtare e materiale nga mediat, janë dorëzuar nga mbrojtja e Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale, si prova të mbrojtjes.

Në një dokument të cilin e ka parë Nacionale, avokatja e Jakup Krasniqit thekson se këto prova do të dëshmojnë që nuk ka pasur një plan të UÇK-së kundër kundërshtarëve politikë, e as civilëve të tjerë.

“Mbrojtja pohon se provat e propozuara janë të rëndësishme për të kundërshtuar pretendimet e Aktakuzës në lidhje me ekzistencën e supozuar të një politike kundër Kundërshtarëve të supozuar ose njohurinë e supozuar të të Akuzuarit për krimet e kryera kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë periudhës së Aktakuzës. Provat e propozuara janë bashkëkohore me krimet e supozuara dhe vijnë nga media, vëzhgues ndërkombëtarë të pranishëm në Kosovë, ose autoritete hetimore (ndërkombëtare)”, thuhet në parashtresë, raporton Nacionale.

Disa prej provave ndërlidhen me akuzat e Prokurorisë për krime në Gjilan, Rahovec e Prizren. Mbrojtja e Krasniqit e ka paraqitur me dëshmi faktin se UÇK-ja nuk ka qenë një organizim i mirëfilltë.

“Së pari, provat e propozuara që lidhen me vendet e Aktakuzës në Gjilan, Rahovec dhe Prizren tregojnë kryesisht çorganizimin e UÇK-së dhe pamundësinë e grupit për të kontrolluar anëtarët e tij në periudhën pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, më 9 qershor 1999, dhe rrethanat kaotike në Prizren dhe Rahovec, të shkaktuara nga kthimet masive të refugjatëve. Situata e popullsisë që po kthehej përballë pasojave të konfliktit, thuhet se krijoi rrethana ku civilët u hakmorën në mënyrë të pavarur për dëmet dhe humbjet që pësuan, duke u angazhuar në sulme, plaçkitje dhe dëmtime të objekteve civile. Provat e propozuara dokumentojnë këto rrethana, duke treguar se krime të tilla u kryen nga individë dhe grupe që vepronin jashtë kontrollit, dijenisë ose qëllimit të të Akuzuarit”, thuhet më tutje në dokument.

Prova të tjera të parqitura ndërlidhen me akuzat për ndalimin e personave në fshatin Shalë.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -