6.3 milionë turistë vizituan Shqipërinë nga janari në korrik të 2024-ës.
Kështu ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Rritja e mëtejshme e numrit të vizitorëve ka rritur paralelisht edhe peshën e sfidës së pastërtisë, ku janë bërë përmirësime të mëtejshme, po ku duhet bërë dhe do të bëjmë më shumë akoma padiskutim, duke nxjerrë mësime të reja e marrë masa të reja”, ka shkruar Veliaj në Facebook.