back to top
December, 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniMasakroi me thikë familjen/ Çfarë e shtyu 17-vjeçarin të vriste prindërit dhe...

Masakroi me thikë familjen/ Çfarë e shtyu 17-vjeçarin të vriste prindërit dhe vëllanë e vogël! Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë, pas festës…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Italinë një ditë më parë, ku një 17-vjeçar vrau me thikë babanë, nënën dhe vëllanë e tij më të vogël.

Hetuesit dhe psikologët po hetojnë më shumë për të mësuar se çfarë e shtyu 17-vjeçarin Riçardo, të masakronte me thikë familjen e tij.

Sipas medias italiane, ngjarja e rëndë e cila ndodhi mëngjesin e së dielës në Paderno Dugnano të Milanos, është kthyer në një mister, pasi deri më tani nuk është mësuar asnjë shkak.

Në momentin e arrestimit policia dëshmon se adoleshenti ka qenë mjaft i qetë dhe i mbuluar me gjak në fytyrë.

Fillimisht ai deklaroi se kishte vrarë babanë e tij, pasi sipas tij ai i kishte vrarë nënën dhe vëllanë, por më pas ka pranuar krimin e trefishtë.

Prokurorja Sabrina Ditaranto, thekson se familja ku ka ndodhur krimi mund të cilësohet e lumtur dhe pa probleme, dhe kjo e bën edhe më të vështirë situatën për të kuptuar, se cilat ishin motivet që shtynë adoleshentin të bënte këtë masakër.

“Nga pikëpamja gjyqësore ne nuk kemi një motiv teknikisht të kuptueshëm. Nga pikëpamja sociologjike, hetimet janë ende të hapura. Djali goditi rreth orës 2 të mëngjesit. Pak orë më parë kishte pasur festën e ditëlindjes së babait dhe ka mundësi që festimet të kenë përkeqësuar disa shqetësime, festimet janë gjithmonë një moment kritik për ata që vuajnë”, tha Prokurorja.

Para hetuesve 17-vjeçari ka deklaruar se kishte disa ditë që mendonte të vriste prindërit dhe vëllanë”.

“Vetmia e të rinjve”

Sipas prokurores një nga arsyet që mund të ketë çuar në këtë vendim kaq të rëndë është vetmia që mund të ketë ndier prej kohësh adoleshenti.

“Pse është pyetja e madhe në këtë rast. Të rinjtë shfaqin shqetësime të theksuara, veçanërisht për sa i përket aspekteve që kanë të bëjnë me shoqërinë, dhe kjo është në rritje. Ne mund të bëjmë shumë pak për ta. Për shembull, ata nuk mund t’i drejtohen vetë mbështetjes psikologjike, një i rritur duhet ta bëjë këtë”, u shpreh prokurorja.

Çfarë ndodhi?

Riçardo vrau anëtarët e familjes së tij njëri pas tjetrit. Ai zbriti për të marrë thikën nga kuzhina dhe e goditi. Por si mundi ai t’i mposhte të gjithë?

“Një viktimë ishte duke fjetur, dy të tjerët u zgjuan papritur”, shpjegoi Ditaranto. Lorenzo, i cili mbushi 12 vjeç më 17 gusht po flinte në shtratin ngjitur me të. Pasi u godit, djali u zgjua dhe bërtiti.

Nëna Daniela A., 48 vjeçe, ka dëgjuar zhurmat nga dhoma ngjitur, ka kaluar korridorin e vogël dhe sapo ka hyrë në dhomë është goditur dhe është rrëzuar. Në fund u vra babai Fabio C., i cili festoi ditëlindjen e tij të 51-të të shtunën në mbrëmje. Ai dëgjon britmat dhe nxiton të kuptojë se çfarë po ndodh, sheh djalin e tij më të vogël në një pellg gjaku dhe përpiqet ta ndihmojë. Riçardo ka thikën në dorë dhe e vret edhe atë.

Pastaj Riçardo telefonon 112. Është ora 2 e mëngjesit. Ai thotë se babai vrau vëllanë dhe nënën e tij. Ai thotë se ka marrë thikën nga toka, e ka goditur dhe e ka vrarë. Operatori i 112 e mban në telefon duke i thënë të largohet menjëherë nga shtëpia për të pritur ndihmën në rrugë. Karabinierët e Paderno Dugnano-s, disa kilometra në veri të Milanos, e gjetën atë përpara portës  së banesës. Riçardo është në këmbë, plot gjak. Ai e ka ende thikën në dorë.

Riçardo, i cili pas pak javësh do të mbushë 18 vjeç, u tregua pak i heshtur, por jo më shumë se zakonisht, pa dhënë asnjë shenjë shqetësimi. Me policinë ai përpiqet të rindërtojë: «Babi i vrau, më pas e la thikën në dysheme. E kapa dhe e godita”. Ai thotë se nuk është sulmuar dhe nuk ka shenja mbrojtjeje në trupin e tij.

Reagimi i gjyshërve

Gjyshërit e 17-vjeçarit treguan “shumë keqardhje dhe dhembshuri për të”. Nga sa mësohet, ata kishin thënë gjithashtu se ishin në dispozicion për ta takuar atë, edhe nëse kjo nuk do të ishte e mundur përpara seancës për të vërtetuar arrestimin. Vetë hetuesit shpjeguan se “familja po mblidhet rreth tij” dhe sqaruan se djali pas versionit të parë ka vendosur të rrëfehet edhe pasi ka folur me familjarët dhe avokatin e tij.

Top Channel

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit