back to top
July, 31, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiMarrëveshja SHBA-Kosovë për siguri komunikimi, ambasada: Hap i madh për forcim të...

Marrëveshja SHBA-Kosovë për siguri komunikimi, ambasada: Hap i madh për forcim të shteteve

- Advertisement -

Ambasada Amerikane në Kosovë ka komentuar marrëveshjen e arritur në mes Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari dhe Drejtorit të J6 në Komandën Evropiane të SHBA-së, Gjeneral Major John Phillips, për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim.

Në një postim në platformën “X”, ambasada amerikane ka thënë se kjo marrëveshje është një hap i madh përpara në bërjen e të dy shteteve tona më të forta dhe më të sigurta.

“Sot, Gjeneral Major John Phillips dhe Toger Gjeneral Bashkim Jashari nënshkruan një marrëveshje kyçe mbrojtëse midis Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës: Memorandumin e Marrëveshjes për Ndërveprimin dhe Sigurinë e Komunikimeve (CISMOA). Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA-n, duke rritur komunikimet dhe ndërveprimin e sigurt. Një hap i madh përpara në bërjen e të dy kombeve tona më të forta dhe më të sigurta. Urime FSK-së!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -