back to top
November, 3, 2024
spot_img
BallinaShow BizzMariana Kondi tregon se me cilët nga ish-fermerët ruan kontakte

Mariana Kondi tregon se me cilët nga ish-fermerët ruan kontakte

Shpërndaje
Aktorja mjaft e dashur për publikun, Mariana Kondi tregoi se me cilët nga ish-fermerët ruan marrëdhënie të mira.

E ftuar në “Living Room” me Brunilda Lahe, Mariana përmendi se me Dijonisin, Renisin, Ditean, Buçkon, Glorian dhe Rigelsën ka kontakte të vazhdueshme.

Sa i përket marrëdhënies me Valerin, ish-fermerja tha se kur të shihen në rrugë do të përshëndeten.

“Dijonisi më merr në telefon, Renisi, Ditea, Buçko, më shkruajnë shpesh mesazhe, Gloria po ashtu. Rigelsa që është në Itali më merr shpesh në telefon, madje e ftova dhe tek filmi im, por do vijë t’a shohi në ditët në vazhdim. Jemi goxha mirë.

Valeri është në një detyrë shumë të rëndësishmë se është mjek, kur të shihemi do flasim, por të gjithë shpërndahen në punët e tyre”, deklaroi Mariana Kondi.

Aktorja u ndal dhe tek izolimi në fermë. Ajo theksoi se ishte një kast i përzgjedhur shumë i mirë. Mariana tha se donte të tregonte në “Ferma VIP” që familja është shumë e rëndësishme.

“Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Stafi i fermës kishte mbledhur gjithë të mirët. Ata ishin të gjithë të mirë. Unë doja familjen, është shumë e rëndësishme familja, këtë doja unë të tregoja. Renisi ishte i shkëlqyer, Albano po ashtu. Luaja me batutat e Dijonisit që të qeshnim bashkë. Ishte një gjë shumë e bukur, ai zgjimi kur shkonim tek lopa. Mjeljen e lopës e kisha pak siklet, se bëja dot. Aty gjithçka ishte e bukur”, tha Mariana Kondi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit