Tifozja më tërheqëse kroate, Ivana Knoll, ka marrë vëmendjen e të gjithëve tash e dy vite.
Ajo u bë e famshme gjatë Botërorit të Katarit, por që nga ajo kohë është komentuar vazhdimisht në media.
Bukuroshja po vazhdon të jetë prezente edhe në Euro 2024, në përkrahje të vendit të saj.
E njëjta ka qenë e pranishme edhe në ndeshjen e djeshme të Shqipërisë kundrejt Kroacisë.
Në Hamburg për të mbështetur Shqipërinë ishte edhe ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit, Erjona Sulejmani.
Kjo në vitin 2016 mori titullin ‘tifozja më tërheqëse’ e Evropës, ndërkohë që bëntë tifo për kombëtaren e Shqipërisë.
Revista prestigjioze, Marca ka bërë një artikull për to, duke i konsideruar si rivale të njëra-tjetrës.