back to top
January, 14, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiMakina humb kontrollin dhe del nga rruga, humb jetën drejtuesi 62-vjeçar

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, humb jetën drejtuesi 62-vjeçar

Një shofer ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Policia thotë se aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, ku shtetasi Q. N., 62 vjeç teksa drejtonte mjetin humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit humbi jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 05:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”, shtetasi Q. N., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi Q. N., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit