back to top
June, 5, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiLVV rikandidon për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliun

LVV rikandidon për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliun

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, do të garojë për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Lajmi u konfirmua sot nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një vizite në këtë komunë.

Në prani të kryesisë lokale të LVV-së, deputetëve dhe ministrave, Kurti dha mbështetjen e plotë për rikandidimin e Aliut, duke vlerësuar qeverisjen e tij si shembull të angazhimit dhe rezultateve konkrete.

Lëvizja Vetëvendosje tha se nominimi i Aliut është dëshmi e besimit dhe përkushtimit për vazhdimin e transformimit në Shtime.

“Prandaj, në këtë rrugëtim të ri drejt zgjedhjeve lokale, e mbështesim fuqishëm Kryetarin Qemajl Aliu për një mandat të dytë, të denjë për qytetin dhe qytetarët e Shtimes. Fitoret e së kaluarës janë motivim për të ardhmen, dhe bashkë, me vullnet të plotë, Shtimja do të vazhdojë të zhvillohet edhe tej në çdo fushë e çdo cep të saj”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -