Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të tij për doracakët problemtatikë të Edukimit Seksual në shkolla.
Në vlerësimin e saj, Lushaku thotë se me këtë veprim Kurti po tenton të shfajësohe.
”Kryeministri qenka munduar të shfajësohet për përmbajtjen e Doracakëve sonte me video.
Vet ministrja është krenuar me doracakët e miratuar dhe promovuar në vitin 2023!
Kjo është e vërteta ‘e saktë’ e verifikuar nga shumë burime”