Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka pranuar rezultatin e dalur nga zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës, ku u pozicionuan në vendin e tretë me vota.

“Një proces që shënon pjekurinë. Ato që duhet të bënte KQZ-ja, po i bëjmë ne si LDK janë rezultate preliminare. Sipas numërimit të komisionerëve tanë, LDK ka marrë 18.14 për qind, LVV 39 për qind, PDK ka 21.84 për qind, AAK 7.62 për qind.

Është rezultat që e pranojmë dhe e marr përsipër vetëm unë”, tha Abdixhiku në konferencë për media.