Shpërndaje
Pas bashkimit të tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), Lumbardh Salihu, ka shpalosur ambiciet e tij për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Në daljen e tij të fundit në emisionin “Canapé”, ai u shpreh për aspiratat e reja në politikë dhe për premtimet që ka për të ardhmen.
“Synimi jem osht me qenë deputet,” deklaroi Lumbardhi, duke shpjeguar se dëshiron të jetë një zë i ri në politikën kosovare.
Ai gjithashtu ka bërë të qartë se angazhimi i tij politik vjen nga dëshira për të sjellë ndryshime pozitive.
Përkrahja që ka marrë nga babai i tij, ish-deputeti Salih Salihu, e ka motivuar më tej për të ecur përpara në politikë. Se çfarë tha më shumë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.