back to top
October, 9, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiLot gëzimi për këtë baba, shqiptarët i mundësuan kurimin për vajzën 7...

Lot gëzimi për këtë baba, shqiptarët i mundësuan kurimin për vajzën 7 vjeçe

“Kur vajza ishte në reanimacion, kam fjetur tre javë në rrugë”

Kjo është historia e një babai që është përballur me fatkeqësi e sprova të njëpasnjëshme. Ky baba quhet Hazis Bunga dhe ka ardhur në emisionin “Për Shqiptarët” për të rrëfyer personalisht sprovat e tij.
Në shkurt të këtij viti, babai i Hazisit po sillte në shtëpi mbesën e vogël, Amelian 7 vjeçe. Gjyshi me mbesën përplasen nga një makinë. Të dy në gjendje kritike, gjyshi me Amelian e vogël transportohen në spital me urgjencë. I moshuari ndërron jetë. Para se të ikë nga kjo botë, lutej “shikoni vajzën, mos u merrni me mua”…
Hazisi humbi të atin, ndërsa vajza e tij përfundoi në reanimacion, në kryeqytet. Mes lotëve dhe emocioneve, Hazisi tregon se e bija qëndroi 3 javë në reanimacion, ndërsa ai fjeti në rrugët e Tiranës.


“Kam ndenjur pa bukë, duke kuryer gjithçka për vajzën. Nëna po kujdeset tani për foshnjen 7 muajshe. Shoqëria më ka ndihmuar shumë. Punën e kam humbur pasi duhet të rri në spital për vajzën. Këmbët nuk më bënin të shkoja në punë, Zoti më çonte vetëm tek Amelia.


Amelia e merr malli të ecë, të shkojë në shkollë. Shumë e ka marrë malli të qëndrojë me motrat, me vëllain. Unë kur vajza ka qëndruar në reanimacion, kam fjetur në rrugë.”-tregoi Hazisi.
Amelia vogël ka nevojë për kurim të specializuar jashtë shtetit, pasi prej 7 muajsh e gjyshëm, ajo qëndron në spital në pamundësi për të lëvizur.
Në një moment plot emocione në studion e “Për Shqiptarët” në Top Channel, Hazisi, babai i Amelias 7 vjeçe, derdhi për herë të parë pas 7 muajsh lot gëzimi për të bijën.
Lajmin e bukur Hazisi e mësoi në studio, ndërsa më pas gëzimit iu bashkua dhe bashkëshortja e tij e cila qëndron në spital me Amelian e vogël.


“Po të japim lajmin drejtpërdrejt, që bamirësit shqiptarë i kanë mbledhur 95 mijë dollarë për të shëruar Amelian”-i tha hoxha Elvisi Naçi drejtpërdrejt nënës së vogëlushes, Florinës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit