back to top
December, 19, 2025
spot_img
BallinaShow BizzLori Hoxha ngjall kuriozitet me një postim misterioz, a ka të bëj...

Lori Hoxha ngjall kuriozitet me një postim misterioz, a ka të bëj me “BBVA”?

- Advertisement -

Shpërndaje 

Trashëgimtarja dhe producentja e Big Brother VIP Albania, Lori Hoxha, ka ndezur sërish rrjetet sociale me një postim enigmatik në Instagram që ka bërë ndjekësit të dyshojnë se ndoshta po vjen diçka e madhe.

Në InstaStory, Lori ka shpërndarë një foto artistike të një këmishë të bardhë, ku vrimat e kopsave janë zëvendësuar me sy blu që duken sikur “vëzhgojnë”.

Një imazh i pazakontë, që menjëherë ka ngjallur pyetjen: mos vallë po paralajmëron rikthimin e Big Brother VIP?.

Simbolika e syve është përdorur shpesh si një referencë e drejtpërdrejtë për formatin e famshëm televiziv, ku Big Brother përfaqësohet pikërisht nga një sy që sheh gjithçka.

Kjo ka bërë që fansat të besojnë se Lori po dërgon një mesazh të koduar për sezonin e ri.

Derisa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga televizioni apo producentët, fakti që vetë Lori ka ndarë këtë foto në këtë periudhë ka bërë që të gjithë sytë (në kuptimin e plotë të fjalës) të kthehen nga ajo.

A është ky postim i Lorit një sinjal i qartë? Në mungesë të konfirmimeve zyrtare, ndoshta përgjigjja është e fshehur pikërisht aty – në sytë e këmishës që ‘vëzhgojnë gjithçka’.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -