Loredana Brati është rikthyer në ekran dhe konkretisht në “Përputhen” në Top Channel.
Ajo do të shfaqet si “matchmaker”, duke u vendosur në krah të djemve konkurrentë.
Loredana do t’i trajnojë dhe këshillojë ata për mënyrën se si duhet të prezantohen, si të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe si të tregojnë anën e tyre më të mirë përballë publikut dhe vajzave të programit.

