Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do t’i bashkohet Albin Kurtit për krijimin e qeverisë së re.

Lladrovci madje tha se Limaj bashkohet me Kurtin, nëse ky i fundit, siç u shprej ai, ia jep vetëm një ministri.

“Unë e kam thënë me 10 shkurt se kam frikë se z.Limaj do t’i bashkohet Albin Kurtit. E kam thënë sepse në në politikë jam përmbi 40 vjet dhe i njoh personalitetet e ndryshme”.
“Fatmiri është i gatshëm nëse Albin Kurti e thërret të bashkohet me të për krijimin e qeverisë së re. Unë besoj që Fatmir Limaj shkon edhe veç një ministri me ia jep Albini, ai shkon me të në qeveri”, u shpreh tutje Lladrovci për KlanKosova.