back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeLirohen dy serbët që u arrestuan në Koshare, nga Policia japin detaje

Lirohen dy serbët që u arrestuan në Koshare, nga Policia japin detaje

- Advertisement -

GazetaDemos dje ka raportuar ekskluzivisht se Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia pë Reagim të Shpejtë NJ.R.SH e Policisë kufitare në Ponashec, ka arrestuar dy serbë në Koshare.

Të arrestuarit, babai dhe djali i tij i cili është edhe ushtar aktiv në Serbi, kanë hyrë nga pika kufitare në Kullë. Të njëjtit fillimisht kanë qenë në Manastirin e Deçanit dhe më pas kanë vazhduar rrugën për në Koshare.

Gjatë kontrollit janë gjetur uniforma, simbole nacionaliste, emblema të ndryshme të Serbisë dhe iu është konfiskuar edhe vetura me të cilën po lëviznin.

Për rastin sot ka dhënë detaje zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se dy të lartëcekurit janë liruar pas shoqërimit në Stacionin Policor.

Lirimi i tyre, sipas Elezajt vjen pas verifikimit të plotë dhe pasi nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore.

“Mbrëmë, në Koshare, njësitë policore kanë ndaluar për verifikim dy shtetas të Serbisë. Personat e ndaluar janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku janë kryer procedurat e nevojshme. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit dhe verifikimit të plotë, dhe pasi nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore të njëjti janë liruar”, tha Elezaj.

https://fb.watch/CnurZheqH1
- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -