back to top
November, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniLiridona Makica zgjidhet Sipërmarrësja e Vitit 2024 nga Swissalbs

Liridona Makica zgjidhet Sipërmarrësja e Vitit 2024 nga Swissalbs

Për herë të parë është ndarë edhe çmimi për “Heroin e komunitetit”, çmim që e ka fituar Islam Alijaj, deputeti i parë nga komuniteti shqiptar në Parlamentin e ZvicrësMbrëmë, më 7 shtator, në një ambient solemn e festiv, në Sallën e Kongreseve në Cyrih është mbajtur edicioni i katërt me radhë i Ballos së organizatës Swissalbs.

Kjo organizatë bën bashkë afaristët shqiptarë ndërsa në ballon e saj tashmë tradicionale, bën zgjedhjen e sipërmarrësit të ri më të suksesshëm shqiptar, të vitit, në Zvicër, shkruan albinfo.ch.Nga pesë të nominuarit: Liridona Makica (Spitex Dona), Floriana Binaku, Flamur Jashari, Albert Gjukaj dhe Muhamed Ramiqi, çmimin “Sipërmarrësi i vitit 2024”, të ndarë nga afaristi i njohur zviceran Marco Gredig e ka marrë Liridona Makica.Spitex Dona, e themeluar nga Liridona Makica, që nga themelimi në vitin 2020 ka mbi 50 punonjës.

Organizata ofron shërbime të plota të kujdesit në shtëpi për pacientët, nga trajtimi mjekësor, deri te mbështetja në jetën e përditshme.„E di se do të fitojmë, sepse jemi një kompani me mbi 50 të punësuar, të cilët përkujdesen për një kualitet sa më të mirë jetësor për njerëzit“, ishte shprehur Liridona me rastin e nominimit.Në këtë edicion për herë të parë është ndarë edhe çmimi për “Heroin e komunitetit”, dhe ky çmim ka shkuar në duart e Islam Alijajt, deputetit të parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, nga komuniteti shqiptar, shkruan albinfo.ch. Alijaj, përveç si politikan i Partisë Socialdemokrate (SP), është i njohur për veprimtarinë e tij të gjerë në shërbim të personave me nevoja të veçanta, kategori kjo ku bën pjesë edhe ai vetë.

Pjesa gala e mbrëmjes është plotësuar me këngë të zgjedhura nga këngëtarët Selami Kolonja, Marisa Murtezi dhe Ilir Dërbaçi.Balloja e organizuar nga Swissalbs kishte për qëllim të mbledhë në një vend të gjithë biznesmenët shqiptaro-zviceran të cilët me ngritjen e bizneseve të tyre kanë kontribuuar në zhvillimin e shtetit zviceran në një formë, qoftë ajo në ekonomi, arsim, kulturë e politikë. Personat të cilët mendojnë se kanë arritur të jenë të suksesshëm në ndonjë nga fushat, mund të aplikojnë për të garuar në marrjen e çmimit.

Juria e caktuar nga Swissalbs përzgjedhë rrethin e ngushtë të fituesve potencial, deri sa të vendoset për top tre më favoritët, e ku më pas bëhet edhe ndarja e çmimit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit