back to top
June, 20, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiLimaj më porosi për AAK-në: Me idhnim t’shpisë, mos ju gjuj kojshisë...

Limaj më porosi për AAK-në: Me idhnim t’shpisë, mos ju gjuj kojshisë – Haradinaj ka qenë i favorizuar me poste

- Advertisement -

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në “Pressing” të T7, Ramush Haradinajn e kanë përkrahur vazhdimisht

Ai ka thënë se fakti që AAK nuk e arriti rezultatet në bastione tjera, nuk do të thotë ta akuzojë NISMA, duke shtuar se “me hidhërim shpisë mos iu gjuajë kojshisë”.

Limaj ka thënë se me Haradinajn nuk i kanë borxh njëri tjetrit.

Tutje, ka thënë se gjithë çfarë kishte mundësi elektorale NISMA e dha për koalicionin.

“Ne kemi pasur koalicion para zgjedhor, qindra koalicione janë bërë këtë vend. Vullneti jonë ka qenë që të bashkëpunojmë edhe pas zgjedhjeve. Nëse dikush në skenën politike ka qenë i favorizuar është Ramush Haradinaj nga gjitha forcat politike. Nisma dhe unë me bindje të plot kemi punuar 2017 Haradinajn me bërë kryeministër. Më 2017, Haradinaj me telefon më ka thirrur që PDK-ja po më ofron kandidatin për kryeministër, i kam thënë në rregull”.

“Asnjërit nuk i kemi njëri tjetrit, ne kemi bërë një koalicion parazgjedhor. Rezultati tregon që krejt çfarë kemi pasur mundësi ia kemi sjellë. Thotë populli me hidhërim të shpisë, mos iu gjuajë kojshisë”, ka thënë Limaj.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -