Home Featured “Lëndimet i kanë të rënda” – Drejtori i Emergjencës deklarohet për gjendjen e dy personave që u therën me thikë

“Lëndimet i kanë të rënda” – Drejtori i Emergjencës deklarohet për gjendjen e dy personave që u therën me thikë

0
“Lëndimet i kanë të rënda” – Drejtori i Emergjencës deklarohet për gjendjen e dy personave që u therën me thikë

Dy personat që u therën me thikë mëngjesin e sotëm në Prishtinë, po trajtohen në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Për gjendjen e tyre ka folur Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Ai bëri me dije se të njëjtit kanë lëndime të rënda.

“Lëndimet i kanë të rënda, mirëpo gjendja e tyre është stabile”, tha Syla.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë.  Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.  Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Pllana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here