Labinot Rexha ka ngjallur reagime të shumta dhe debat të ashpër mes shikuesve pas disa deklaratave të tij gjatë një bisede në Big Brother VIP Kosova.

Pyetjet e drejtpërdrejta të Albës dhe përgjigjet e Labinotit janë komentuar gjerësisht në rrjete sociale, duke zemëruar një pjesë të madhe të publikut.
Gjatë bisedës, Alba e pyeti Labinotin nëse, si mysliman praktikues, do ta pranonte mundësinë për të pasur deri në katër gra.
Labinoti u përgjigj duke iu referuar besimit islam, duke thënë se kjo lejohet në Islam dhe duke cituar një sure që, sipas tij, thotë: “Nëse ke frikë nga vetja për epshet, martohuni me dy, tre apo katër gra”.
Më tej, deklaratat e tij u bënë edhe më të forta, kur ai shtoi: “Në Kosovë dhe te shqiptarët dihet se çdo burrë besoj që ka dy-tri dashnore”, një fjali që ka shkaktuar reagime të shumta dhe kritika nga shikuesit.
Megjithatë, Labinoti theksoi se personalisht ndihet shumë i lumtur me bashkëshorten e tij dhe se nuk ka arsye për të kërkuar diçka më shumë, pavarësisht deklaratave të bëra.
Këto komente kanë hapur një debat të gjerë mbi interpretimin e besimit, marrëdhëniet dhe përgjegjësinë publike të figurave që shfaqen në formate televizive me audiencë të gjerë.

