Reperi i njohur Ledri Vula, ka ndarë së fundmi një video të veçantë me vajzën e tij, Poem Blu.
Në videon e publikuar Ledri tregoi se kaluan disa çaste të bukura si babë e bijë në një nga lokalet e vendit, ku nuk mungoi edhe ushqimi i preferuar i vajzës, shkruan “Kosovarja”.
Ky moment prekës tregon anën e tij të ndjeshme dhe lidhjen e fortë që ka ndërtuar me vogëlushen që prej lindjes së saj.
Gjithashtu komentet e fansave nuk munguan, ku shumë prej tyre shprehën admirim për përkushtimin e Ledrit si baba dhe dashurinë që rrezatojnë të dy në çdo paraqitje së bashku