Në kontekst të incidentit në Aeroportin e Shkupit ku Presidenca e Kosovës bëri të ditur se pati një përshkallëzim të situatës mes presidentes Vjosa Osmani dhe sigurimit të Aeroportit në lidhje me çështjen e kontrollave, profesori Blerim Latifi tha se Maqedonia e Veriut po i kthehet kohës para vitit 2001.
Kjo, sipas tij, ndodhi edhe me ndihmën e shumë shqiptarëve.
“Tash korrni frytet e këtij budallaku lapidar dhe shijoni poshtnimin sapo të kaloni Hanin e Elezit”, tha ai më tej.
Postimi:
Maqedonia po kthehet në kohën e para vitit 2001. Edhe me ndihmën e shumë shqiptarëve. U patën çue peshë këndej e andej veç me hek qafesh Ali Ahmetin. Tash korrni frytet e këtij budallaku lapidar dhe shijoni poshtnimin sapo të kaloni Hanin e Elezit.