Ka ndërruar jetë në moshë të hershme e reja, Lumnije Ahmeti nga fshati Likoshan i Drenasit.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjaret.
“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të bashkëshortes, nënës dhe familjares sonë të dashur, Lumnije Ahmeti. Ajo ndërroi jetë sot, duke lënë pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pashlyeshëm në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes.