back to top
July, 26, 2025
spot_img
BallinaShow BizzLaert Vasili viziton Mitrovicën e Veriut: “Kjo që shihni pas meje nuk...

Laert Vasili viziton Mitrovicën e Veriut: “Kjo që shihni pas meje nuk është Zvicër, është Mitrovicë”

- Advertisement -

Shpërndaje 

Aktori i njohur shqiptar dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili, ka realizuar një vizitë të veçantë në Mitrovicën e Veriut, ku është pritur ngrohtësisht nga Kryetari i Komunës, Erden Atiqi.

Vasili ka publikuar një video nga qëndrimi i tij mbi urën e Ibrit, simbolin ndarës të qytetit, ku shpreh emocionin e tij për ndryshimet pozitive që po përjeton Mitrovica.

“Përshëndetje, pjesa që shihni pas meje nuk është në Zvicër, është në Mitrovicë. Jemi në Mitrovicën e rilindur, le ta quajmë. Është 24 korrik, para një viti Komuna e Mitrovicës ka nxjerrë logon e saj të re dhe ka dalë për të na pritur Erden Atiqi”, dëgjohet ai duke thënë në videon e publikuar.

https://fb.watch/B32dlXXk6_

Vizita e aktorit vjen si një formë mbështetjeje për zhvillimet kulturore dhe shoqërore në pjesën veriore të vendit, në një kohë kur qyteti po përpiqet të tejkalojë barrierat dhe të ndërtojë një identitet të ri bashkëkohor.

Vasili, përmes pranisë së tij dhe mesazhit të ndarë me ndjekësit, ka dhënë një imazh të gjallë e pozitiv për një Mitrovicë në transformim.

Përndryshe, aktori edhe gjatë qëndrimit të shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka treguar se është tejet i dhënë pas gjurmëve dhe historisë shqiptare.

Mitrovica e VeriutLaert VasiliErden Atiqi

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -