back to top
July, 27, 2025
spot_img
BallinaShow BizzLaert Vasili kritikon sërish Gjestin: Me tre klasë shkollë futet në një...

Laert Vasili kritikon sërish Gjestin: Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues

- Advertisement -

Aktori i njohur, Laert Vasili, ka komentuar sërish me tone të ashpra fitoren e Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë të fundit, ai nuk i kurseu kritikat, duke e cilësuar këtë fitore si një tregues të qartë të rënies së vlerave në shoqërinë shqiptare.

Sipas Vasilit, një person që nuk ka përfunduar as arsimin bazë, siç ai e përshkruan Gjestin, nuk mund të përfaqësojë vlera apo një ‘koncept filozofik’ në një format televiziv me ndikim kaq të madh.


“Ai tjetri ka tre klasë shkollë, tjetri është me tre, katër, pesë klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues, dhe t’i thua ‘koncepti filozofik’”, tha Vasili.

Më tej, ai bëri një analizë më të thelluar sociale, duke pohuar se fitorja e figurave të tilla në spektakle të ndjekura masivisht është vetëm një simptomë e një problemi më të madh: degradimi i shoqërisë shqiptare.

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet”, u shpreh tutje.

Ky nuk është rasti i parë që finalisti i BBVA 4 bën deklarata të forta për fenomenet mediatike dhe shoqërore në vend, duke u shquar për qëndrimet e tij kritike dhe shpeshherë të drejtpërdrejta.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -