Labi sonte është përballur me kritika të shumta për sjelljen e tij ndaj Fjollës.
Gjatë diskutimeve në shtëpi, ai u shpreh se po të ishte i martuar me Fjollën, nuk do të mund të qëndronte me të as dy minuta.
Kjo deklaratë shkaktoi reagime të menjëhershme, duke u konsideruar nga banorët dhe opinionistët si e papërshtatshme dhe një shembull i panevojshëm. Shumë prej tyre e cilësuan këtë qasje si mungesë respekti, duke theksuar se fjalët e tij e rëndojnë më tej situatën mes tyre, shkruan Kosovarrja.


