back to top
December, 10, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi”La takim me një shok, 5 minuta më pas mori një thirrje”,...

”La takim me një shok, 5 minuta më pas mori një thirrje”, dalin detaje nga dita tragjike për vëllezërit Myftari

Share
Një ngjarje tragjike ka tronditur kryeqytetin dhe jo vetëm. Familja Myftari u përball me një tragjedi, pasi njëri nga djemt e tyre, vrau mizorisht duke e goditur disa herë me thikë vëllain e tij, raporton GazetaDemos.

Dorasi, i cili tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, është i riu Gent Myftari, ndërsa viktima është po ashtu i riu, Auron Myftari.

Genti dhe Auroni janë vëllezërit e regjistorit të njohur nga Kosova, Agon Myftarit, i cili sot në reagimin e tij në emër të familjes bëri apel që të mos spekulohet mbi rastin.

Siç njoftoi ai, viktimes do t’i jepet sot lamtumira e fundit, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Arbëri.

Një mik i përbashkët i dy vëllezërve, që deshi të qëndrojë anonim, tha se dorasi më herët ka pasur problem shëndetësore e psiqike. I njëjti tha edhr detaje nga dita kritike.

”Gentin e kam pasur shok. Në rininë e tij ka qenë shumë aktiv. Ka qenë pjesëmarrës në përplot aktivitete rinore. Më pas, ai u zhvendos për studime në Itali. Nga ajo periudhë, ai u shkëput nga rrethi shoqëror. Më nuk kam dëgjuar shumë për Gentin. E di që ka pasur raporte të tensionuara me Auronin edhe më herët. Në ditën kritike, Auroni kishte lënë takim me një shok. 5 minuta pas takimit, ai mori një thirrje nga shtëpia dhe u largua duke thënë se vëllai ka probleme dhe duhet të kujdeset për të. Kontakti i fundit me shoqërinë ishte ky”, tha ai për “KosovaToday”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit